Roma humbje surprizë në Suedi, Lazio me pikë të plota, Muçi luan mirë, por Besiktas mundet nga Frankfurti

Java e dytë  e Europa Lige prodhoi rezultate shumë rezultate surprizë. Padiskutim befasinë më të madhe e shkaktuan suedezët e Elfsborg, skuadër ku

Tetor 4, 2024 - 15:15
 0
Roma humbje surprizë në Suedi, Lazio me pikë të plota, Muçi luan mirë, por Besiktas mundet nga Frankfurti

Java e dytë  e Europa Lige prodhoi rezultate shumë rezultate surprizë. Padiskutim befasinë më të madhe e shkaktuan suedezët e Elfsborg, skuadër ku luajti titullar mesfushori ofensivë i përfaqësues së Kosovës, Arber Zeneli. Humbja e parë për Juric në stolin e Romës që kur mori drejtimin rreth tre javë më parë. Në Boras Arena, italianët krijuan jo pak, por nuk arritën të ishin konkretë, ndërsa vendësit shfrytëzuan një penallti të minutës së 44 për të kaluar në avantazh me Baidoo.

Në fund Roma ishte edhe e pafat pasi Pelegrini goditi shtyllën. Verdhekuqtë kanë vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve të para. Fate të kundërta për skuadrën tjetër të kryeqytetit, Lacio e cila mundi në shtëpi 4 me 1 francezët e Nis. Protagonist argjentinasi Kastelanos i cili shënoi dy gola, nga një në secilën pjesë për bardhekaltrit. Golat e tjerë për skuadrën e Lacios u realizuan nga Pedro dhe Xakanji. Sukses me rëndësi për skuadrën e Baronit pasi është në krye me gjashtë pikë të plota. Në duelet e tjera ra në sy barazimi piroteknik 3 me 3 mes Portos dhe Manchester United, padiskutim ndeshja më e fortë dhe më e bukur e mbrëmjes. Rashford dhe Hojlund çuan deri ne 2 me 0 anglezët në këtë transfertë, mirëpo Porto përmbysi gjithçka me Pepe dhe dygolëshin e Omorodion.

Megjithatë kartonin e kuq të Bruno Fernandesh në minutën e 81, djajtë e kuq shënuan në shtesë golin e barazimit me Herri Meguajer. Totehman një tjetër ekip britanik në Europa Lige fitoi në transfertën hungareze 2 me 1 kundër Ferencvarosh. Golat për spursat u shënuan nga Sarr dhe Xhonson,. Bëri detyrën edhe Bilbao që mundi 2 me 0 në fushën e vet Azeta Alkmar. Injaki Ullliams dhe Sanset ishin atyre të golave të suksesit për skuadrën baske. Nuk ndodhi kështu për një tjetër ekip bask në Spanjë. Real Sosiedad pësoi një humbje surprizë në shtëpi 2 m 1 nga Anderlehti.

Megjithëse Marin kishte kaluar iberikët në avantazh, belgët përmbysën gjithçka me anë të  Vaskez dhe Leoni. Mbrëmje e dobët për Rangers të Nedim Bajramit që u mund 4 me 1 në fushën e vet nga Olimpik Lioni, ndeshja ku fantazisti kuqezi luajti 80 minuta. Paraqitje  mirë individuale  edhe për Ernest Muçin me Beshiktash, ndonëse turqit u mundën 3 me 1 në fushën e tyre nga Ejntraht Frankfurt. Muçi që luajti titullar, pati notën më të lartë të ndeshjes tek turqit, përtej rezultatit të keq ekipor të skuadrës së tij. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.