Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Për të përmbushur nevojat vetjake në ushqim, arsim, veshje, qira, shëndetësi, transport etj.. një familje shqiptare shpenzon të paktën 92 mijë lekë më muaj, shkruan A2 CNN. Anketa e publikuar nga Instituti i Statistikave për buxhetin e familjeve shqiptare tregon se fuqia blerëse e njësive ekonomike familjare u rrit me 3 mijë e 300 lekë […]

Tetor 4, 2024 - 15:30
 0
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Për të përmbushur nevojat vetjake në ushqim, arsim, veshje, qira, shëndetësi, transport etj.. një familje shqiptare shpenzon të paktën 92 mijë lekë më muaj, shkruan A2 CNN. Anketa e publikuar nga Instituti i Statistikave për buxhetin e familjeve shqiptare tregon se fuqia blerëse e njësive ekonomike familjare u rrit me 3 mijë e 300 lekë në 2023.

40% e të ardhurave të një familje të përbërë mesatarisht nga 3.7 persona shkon për ushqime si bukë, bulmetra, mish fruta e perime.

Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i

Ndonëse kanë shpenzuar në të njëjtën masë si një vit më parë,  përballë çmimeve të shtrenjta, nuk ngurrojnë t’i reduktojnë këto shpenzime.

Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i

Pas ushqimeve paratë e qytetarëve shqiptarë shkojnë më shumë  për qira, ujë e drita, restorante dhe hotele, apo dhe blerja e pajisjeve shtëpiake apo dhe higjiena personale.(grafik) Ndërsa i kanë kushtuar të njëjtin buxhet si më parë shëndetit, arsimit apo dhe veshjes. Teksa kanë reduktuar komunikimin dhe argëtimin.

Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i

Në 2023 përballë një inflacioni të lartë në 4.2%, rreth 755 mijë familje ngadalësuan rritjen për konsum  në 3.7% nga 4.5% në 2022.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.