Ukraina e alarmuar pas humbjes së Vuhledar. Urdhri i gjeneralit: Forconi mbrojtjen në Donetsk

Marrja totale e qytetit të Vuhledar nga ana e forcave ruse, ka alarmuar Ukrainën. Si rrjedhojë, Komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, tha se kishte urdhëruar të forcohej mbrojtja në rajonin lindor të Donetskut, shkruan A2 CNN. Presidenti Volodymyr Zelenskiy pranoi humbjen e Vuhledar, duke thënë se zhvendosja e trupave dhe […]

Tetor 4, 2024 - 16:10
 0
Ukraina e alarmuar pas humbjes së Vuhledar. Urdhri i gjeneralit: Forconi mbrojtjen në Donetsk

Marrja totale e qytetit të Vuhledar nga ana e forcave ruse, ka alarmuar Ukrainën. Si rrjedhojë, Komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, tha se kishte urdhëruar të forcohej mbrojtja në rajonin lindor të Donetskut, shkruan A2 CNN. Presidenti Volodymyr Zelenskiy pranoi humbjen e Vuhledar, duke thënë se zhvendosja e trupave dhe ruajtja e jetëve ishte çështja kritike. Guvernatori i rajonit të Donetskut, i emëruar nga Rusia, tha se të dyja palët e kishin njohur vlerën strategjike të qytetit, duke shtuar se përpjekjet për rindërtim atje do të kërkonin kohë.

Syrskyi tha në mediat sociale se po punonte në “një nga sektorët më të nxehtë të përparmë” me Brigadën e 25-të. Ai nuk dha detaje mbi vendndodhjen, por brigada vepron në frontin e Pokrovsk, një zonë e sulmeve të intensifikuara ruse. “Ndërsa punoja në brigadë, mora një sërë vendimesh që synonin forcimin e stabilitetit dhe efektivitetit të mbrojtjes sonë”, tha Syrskyi, shkruan A2 CNN. Trupat ruse po ecin vazhdimisht përpara në sektorë të ndryshëm në Ukrainën lindore, pavarësisht inkursionit të befasishëm të Kievit në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë në gusht, që Ukraina shpresonte se do të ngadalësonte përparimet.

Forcat e Moskës tani kontrollojnë një të pestën e Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qëllimi kryesor taktik i Moskës është të marrë të gjitha rajonet Donetsk dhe Luhansk. Në një raport vonë në mbrëmje mbi situatën e fushëbetejës, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se sektori i Pokrovsk mbeti teatri i luftimeve më të ashpra. Ai tha se forcat ruse kishin nisur 28 sulme ndaj forcave ukrainase në atë sektor dhe 23 të tjera në sektorin e afërt Kurakove.

Sakaq, për momentin “nuk ka konsensus në Këshill” për një zgjatje kohore në rinovimin e sanksioneve mbi asetet e Bankës Qendrore Ruse të prekura në Evropë. Kështu ka thënë një burim evropian, citojnë mediat italiane. Marrëveshja është thelbësore për të siguruar që SHBA të marrë një pjesë prej 20 miliardë dollarësh në huanë për Ukrainën e vendosur në kuadër të G7, por Hungaria e kundërshton atë. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që sanksionet të vendosen në intervale 36-mujore, jo në gjashtë muaj si tani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.