18 mijë të huaj me lejeqëndrim në Shqipëri, çdo vit rritet edhe numri i azilkërkuesve

Kohët e fundit nuk është rritur vetëm numri i të huajve që vinë në Shqipëri për turizëm, por edhe i atyre që vinë si emigrant të rregullt apo azilkërkues. Në këtë kontekst të ri qendra Altri ka realizuar një analizë të kuadrit politik dhe ligjor lidhur me të drejtat ekonomike të të huajve në republikën […]

Tetor 4, 2024 - 16:30
 0
18 mijë të huaj me lejeqëndrim në Shqipëri, çdo vit rritet edhe numri i azilkërkuesve

Kohët e fundit nuk është rritur vetëm numri i të huajve që vinë në Shqipëri për turizëm, por edhe i atyre që vinë si emigrant të rregullt apo azilkërkues.

Në këtë kontekst të ri qendra Altri ka realizuar një analizë të kuadrit politik dhe ligjor lidhur me të drejtat ekonomike të të huajve në republikën e Shqipërisë.

Në Shqipëri për vitin 2023, numri i të huajve që janë pajisur me lejeqëndrim ka qenë rreth 18 mijë. Për sa i përket emigrantëve Shqipëria nga një vend transit është kthyer ne një vend që pret më shumë persona azil kërkues, Kryesisht pajisja me lejeqëndrim është për motive pune”, u shpreh Teisa Kurti nga Qendra ALTRI.

Ndër azilkërkuesit janë edhe shtetasit nga Ukraina që për shkak të luftës janë detyruar të largohen nga vendi i tyre.

Kanë pasur vështirësi në integrimin në arsim par shkaqe të luftës ka qenë e vështirë paraqitja e dokumentacionit të plotë për regjistrimin e tyre”, u shpreh Kurti.

Realizimi i kësaj analize është mbështetur nga Bashkimi Europian, me qëllim garantimin e gjithëpërfshirëses dhe përmirësimin e shërbimeve sociale për të huajt që vinë në Shqipëri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.