Rrëzohet avioni F-18 i Forcave Ajrore spanjolle, vdes piloti

Forcat Ajrore Spanjolle njoftuan sot se një avion luftarak F-18 u rrëzua pranë qytetit verilindor të Teruelit. Fatkeqësisht piloti humbi jetën. Mësohet se avioni po kryente një fluturim stërvitor.

Tetor 4, 2024 - 17:10
 0
Rrëzohet avioni F-18 i Forcave Ajrore spanjolle, vdes piloti

Forcat Ajrore Spanjolle njoftuan sot se një avion luftarak F-18 u rrëzua pranë qytetit verilindor të Teruelit. Fatkeqësisht piloti humbi jetën.

Mësohet se avioni po kryente një fluturim stërvitor.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij ”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Komisioni Spanjoll për Hetimin Teknik të Aksidenteve Ajrore (CITAAM) do të nisë një hetim për shkaqet e rrëzimit, ndërsa avioni ishte pjesë e Wing 12, një njësi luftarake me bazë në rajonin e Madridit.

F -18 janë “avionë të vjetër që do të zëvendësohen “, thonë burimet e Forcave Ajrore Spanjolle./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.