Vlora në kolaps total, shiu përmbyt rrugët, spitalin dhe qendrën historike

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur jo vetëm disa akse dhe kryqëzime në Vlorë, por kanë përmbytur edhe qendrën historike dhe spitalin. Gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj ka sjellë pamje nga situata e reshjeve në këtë qytet, ku shihen qartë përmbytjet në rrugë, biznese dhe te godina e pediatrisë. Të përmbytura janë; Sheshi […]

Tetor 4, 2024 - 17:20
 0
Vlora në kolaps total, shiu përmbyt rrugët, spitalin dhe qendrën historike

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur jo vetëm disa akse dhe kryqëzime në Vlorë, por kanë përmbytur edhe qendrën historike dhe spitalin.

Gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj ka sjellë pamje nga situata e reshjeve në këtë qytet, ku shihen qartë përmbytjet në rrugë, biznese dhe te godina e pediatrisë. Të përmbytura janë; Sheshi i Flamurit, rruga Isa Boletini dhe akset lidhëse bulevard –Transballkanike.

Vlora në kolaps total, shiu përmbyt rrugët, spitalin dhe

Sipas saj bizneset kanë pësuar dëme, ndërsa edhe në video duket qartë vërshimi i ujit duke dëmtuar karrige e tavolina.

Vlora në kolaps total, shiu përmbyt rrugët, spitalin dhe

Gazetarja e A2 thekson se i gjithë qyteti është në kolaps total, hidrovori i stakuar, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.