Kanabisi i kultivuar mes misrit, zbulohet në Greqi plantacioni 15 milionë euro

Një plantacion kanabisi, që është përllogaritur se prodhon deri në 15 milionë euro të ardhura, është lokalizuar nga policia greke në një arë në zonën e Viotisë. Fidanët e kanabisit ishin kultivuar në mes rreshtave të një parcele të mbjellë me misër nga fermerë të zonë. Policia e Thivës në bashkëpunim me nëndrejtorinë e Sigurisë […]

Tetor 4, 2024 - 17:25
 0
Kanabisi i kultivuar mes misrit, zbulohet në Greqi plantacioni 15 milionë euro

Një plantacion kanabisi, që është përllogaritur se prodhon deri në 15 milionë euro të ardhura, është lokalizuar nga policia greke në një arë në zonën e Viotisë.

Fidanët e kanabisit ishin kultivuar në mes rreshtave të një parcele të mbjellë me misër nga fermerë të zonë.

Policia e Thivës në bashkëpunim me nëndrejtorinë e Sigurisë së Atikës Verilindore sekuestruan në total 8342 bimëve kanabisi, me lartësi nga 1,2 deri në 3,5 metra, në fazën para vjeljes.

Përveç bimëve, në vendin e plantacionit u gjetën dhe u konfiskuan katër tenda të improvizuara, si dhe veshje dhe ushqime. Pasditen e së mërkurës u arrestua një shtetas, i cili u identifikua si anëtar i një organizate kriminale që ushtronte aktivitet në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Në hetimin, i cili u krye në shtëpinë e të arrestuarit, që besohet të jetë roja e plantacionit autoritetet gjetën 48 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm dhe 1850 euro, ndërsa u sekuestruan dhe dy makina në pronësi të tij.

Sipas Policisë, organizata kriminale, e cila ka qenë aktive të paktën që nga muaji maj i këtij viti, llogaritet të ketë realizuar fitime të paligjshme prej rreth 15 milionë eurosh nga kanabisi i kultivuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.