Disa lumenj dalin nga shtrati dhe përmbysin shtëpi në Mal të Zi

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit. Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri […]

Tetor 4, 2024 - 17:50
 0
Disa lumenj dalin nga shtrati dhe përmbysin shtëpi në Mal të Zi

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri të vendit.

Reshjet e mëdha të shiut e kanë rritur nivelin e lumenjve edhe në pjesën qendrore të vendit.

Niveli i lumit Moraça në Podgoricë është rritur për 7.5 metra, ndërsa ai i lumit Zeta në Danilovgrad për 5.5 metra, tha për Radion Evropa e Lirë Instituti Hidrometeorologjik i Malit të Zi.

Për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë qarkullimi mbi dy ura dhe në një rrugë në Danilovgrad, rreth 20 kilometra larg Podgoricës.

Në brigjet e Moraçës dhe Ribnicës në Podgoricë janë përmbytur lokalet e plazhit përgjatë këtyre dy lumenjve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.