VIDEO/ Vlora nën “pushtetin” e shiut, çifti i farmacistëve shpëtohet nga zjarrfikësit, ishin bllokuar nga uji

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytetet të vendit. Situata më e rënduar ka qenë në qytetin e Vlorës,

Tetor 4, 2024 - 18:00
 0
VIDEO/ Vlora nën “pushtetin” e shiut, çifti i farmacistëve shpëtohet nga zjarrfikësit, ishin bllokuar nga uji

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytetet të vendit. Situata më e rënduar ka qenë në qytetin e Vlorës, ku rrugët kanë shndërruar në lumenj.

Siç shihet edhe në videot e siguruara nga Vizion Plus në disa raste qytetarët kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse për të dalë nga uji.

Gazetetarja e Vizion Plus, Efrosina Papa, bën me dije se një çift farmacistësh kanë mbetur të bllokuar nga uji në farmacinë e tyre, dhe kanë mundur të dalin vetëm pasi kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Ndërkohë që është përmbytur qendra historike dhe biblioteka në Vlorë. Pritet që situata në orët në vijim të normalizohet pasi intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.