EMRAT/ U kapën në shtëpi bari me 3 mijë rrënjë kanabis, përfundojnë në pranga dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar, pasi janë kapur në një shtëpi bari në Dundee të Skocisë. Sipas medieve të huaja, në tetë janar të

Tetor 4, 2024 - 18:25
 0
EMRAT/ U kapën në shtëpi bari me 3 mijë rrënjë kanabis, përfundojnë në pranga dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar, pasi janë kapur në një shtëpi bari në Dundee të Skocisë.

Sipas medieve të huaja, në tetë janar të këtij viti, efektivët e policisë ekzekutuan urdhra kontrolli në Rrugën Lorne dhe Rrugën Ash, ku u gjetën rreth 3000 bimë kanabis.

Ndërkohë këtë të martë, 1 tetor, janë kapur dy shqiptarët që kultivonin këto bimë kanabisi. Dy të arrestuarit janë identifikuar si Indrit Saraçi 27 vjeç dhe dhe Adiol Hila 37 vjeç.

27-vjeçari u dënua me tre vjet e nëntë muaj, ndërsa 37-vjeçari u burgos me tre vjet e katër muaj.

Policia tha se po punohet për të bërë të mundur kapjen dhe venien para përgjegjësisë të personave të tjerë që merren me kultivimin e kanabisit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.