Sulm irakian në Izrael, vriten dy ushtarë

Forcat e armatosura izraelite (IDF) njoftuan se 2 ushtarë izrelitë humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën një sulm irakian me dron

Tetor 4, 2024 - 18:55
 0
Sulm irakian në Izrael, vriten dy ushtarë

Forcat e armatosura izraelite (IDF) njoftuan se 2 ushtarë izrelitë humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën një sulm irakian me dron në një bazë ushtarake në Lartësitë Golan.

Sipas IDF-së, dy drone të ngarkuar me eksploziv u lëshuan nga Iraku, njëri prej të cilëve u rrëzua nga mbrojtja ajrore izraelite dhe i dyti goditi një bazë ushtarake në lartësitë veriore të Golanit.

Përveç dy ushtarëve 19-vjeçarë të vrarë, 24 të tjerë u plagosën në sulm, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë tjetër, ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur më shumë se 2,000 vende, përfshirë infrastrukturën dhe armët, në Libanin jugor që nga fillimi i pushtimit tokësor në jug të vendit fqinj kundër Hezbollahut

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.