U shfaq për herë të parë në dasmën e vajzës së tij, mediat zbulojnë se si Schumacher komunikon me familjarët

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher u shfaq pak ditë më parë në “publik” në dasmën e vajzës së tij Gina. Mediat mësuan

Tetor 4, 2024 - 19:05
 0
U shfaq për herë të parë në dasmën e vajzës së tij, mediat zbulojnë se si Schumacher komunikon me familjarët

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher u shfaq pak ditë më parë në “publik” në dasmën e vajzës së tij Gina.

Mediat mësuan se në ceremoninë private të dasmës së vajzës së tij të ftuarve nuk u janë lejuar telefonat për shkak të ruajtjes së privatësisë.

Megjithatë janë mësuar detaje se si shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 komunikonte me familjarët e tij.

Bëhet me dije se Schumacher arrinte të komunikonte përmes syve.

55-vjeçari ka qenë praktikisht i zhdukur nga jeta publike që nga incidenti i tij duke bërë ski në një resort në Zvicër, në vitin 2013, aksidenti që e futi atë në gjendje kome.

Një vit pas aksidentit, Schumacher doli nga koma dhe vazhdoi një fazë të gjatë rehabilitimi, por pak detaje janë zbuluar për gjendjen e tij shëndetësore që atëherë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.