Dy furgona u përplasën në aksin “Levan-Tepelenë”, policia njoftim zyrtar: Shtatë të lënduar

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin “Levan-Tepelenë”. Rreth orës 17:10, automjeti tip

Tetor 4, 2024 - 19:20
 0
Dy furgona u përplasën në aksin “Levan-Tepelenë”, policia njoftim zyrtar: Shtatë të lënduar

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin “Levan-Tepelenë”.

Rreth orës 17:10, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.

Opolicia bën me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.