EMRI/ Identifikohet 40-vjeçari që u gjet i vdekur në rrugë në Pogradec, policia jep detajet

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Korçë në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës”. Policia bën me dije

Tetor 4, 2024 - 20:15
 0
EMRI/ Identifikohet 40-vjeçari që u gjet i vdekur në rrugë në Pogradec, policia jep detajet

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Korçë në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës”.

Policia bën me dije se 40-vjeçari Florant Palla është gjetur i pajetë në rrugë dhe nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”,  në vendin e quajtur  “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi  F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

 Nga  veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe   drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme  në të gjithë  aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e  drejtuesit të tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.