Shënjestruan rebelët Huthi/ SHBA e Britania e Madhe kryejnë sulme ajrore në Jemen

Avionët amerikanë dhe britanikë goditën pasditen e kësaj të Premteje, dhjetëra objektiva të militantëve të grupit Huthi në Jemen. Shumica e sulmeve u kryen në qytetin port Hodeida, aty ku militantët pro-iranianë kanë bazat kryesore. Sulme pati edhe pranë kryeqytetit Sana. Ato erdhën një ditë pasi militantët jemenitë goditën një dron ushtarak amerikan mbi Jemen […]

Tetor 4, 2024 - 21:00
 0
Shënjestruan rebelët Huthi/ SHBA e Britania e Madhe kryejnë sulme ajrore në Jemen

Avionët amerikanë dhe britanikë goditën pasditen e kësaj të Premteje, dhjetëra objektiva të militantëve të grupit Huthi në Jemen. Shumica e sulmeve u kryen në qytetin port Hodeida, aty ku militantët pro-iranianë kanë bazat kryesore.

Sulme pati edhe pranë kryeqytetit Sana. Ato erdhën një ditë pasi militantët jemenitë goditën një dron ushtarak amerikan mbi Jemen dhe paralajmëruan përshkallëzimin e suleve kundër Izraelit.

Militantët Huthi kanë goditur me raketa kohët e fundit anijet izraelite dhe amerikane në Gjirin e Adenit. Sulmet e tyre mbështesin militantët aleatë të Hamasit dhe Hezbollahut.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.