Moti i keq godet Greqinë Perëndimore, probleme të rënda në Korfuz

Moti i keq ka përfshirë Greqinë Perëndimore. Stuhitë e forta kanë shkaktuar përmbytje në Korfuz dhe rënie të degëve të pemëve, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës po punon

Tetor 4, 2024 - 21:10
 0
Moti i keq godet Greqinë Perëndimore, probleme të rënda në Korfuz

Moti i keq ka përfshirë Greqinë Perëndimore. Stuhitë e forta kanë shkaktuar përmbytje në Korfuz dhe rënie të degëve të pemëve, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës po punon për pastrimin e rrugëve.

Protothema.gr shkruan se është përmbytur recepsioni i një hoteli të madh në fshatin turistik Messongi.

Në ishull probleme janë shfaqur edhe në rajonin e Spilisë, ku siç raporton faqja corfutvnews.gr ujërat e zeza lanë dalë në sipërfaqe.

Në të njëjtën kohë, për shkak të stuhisë, një avion nuk është ulur dot në aeroport  dhe është kthyer në El Venizelos, ndërsa fluturimet e tjera duket se po përballen me probleme.
autoritetet i kanë bvërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet dhe të telefonojnë ekipet e emergjencës nëse hasem me vështirësi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.