Ndodh për herë të parë! Motër e vëlla në kërkim të dashurisë në “Përputhen”

Emisioni “Përputhen” ka nisur me surpriza dhe njëra prej tyre është ajo që dy konkurrentë janë motër e vëlla. Rebeka dhe Ardi, të cilët po sjellin një dinamikë të re në program, kanë surprizuar të gjithë pas miratimit të aplikimeve të tyre. Rebeka nuk kishte dijeni që Ardi kishte aplikuar, ndërsa ai e mori vesh […]

Tetor 4, 2024 - 22:10
 0
Ndodh për herë të parë! Motër e vëlla në kërkim të dashurisë në “Përputhen”

Emisioni “Përputhen” ka nisur me surpriza dhe njëra prej tyre është ajo që dy konkurrentë janë motër e vëlla.

Rebeka dhe Ardi, të cilët po sjellin një dinamikë të re në program, kanë surprizuar të gjithë pas miratimit të aplikimeve të tyre.

Rebeka nuk kishte dijeni që Ardi kishte aplikuar, ndërsa ai e mori vesh se ishte pranuar, duke shkaktuar befasi në studio. Kjo është hera e parë në historinë e emisionit që dy anëtarë të familjes konkurrojnë së bashku, duke sjellë një tjetër dimension në programin e njohjes.

Konkurentët në studio u habitën pasi zbuluan këtë sekret, e me siguri edhe publiku që i ndoqi. Tashmë pritet të shihet sesi do vijojë rrugëtimi i tyre në “Përputhen”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.