Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjë-Hercegovinë, rëndohet bilanci i viktimave për shkak të përmbytjeve, dhjetëra të zhdukur

Është rënduar bilanci i viktimave për shkak të përmbytjeve në Bosnjë-Hercegovinë. 19 persona raportohet se kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e

Tetor 4, 2024 - 22:40
 0
Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjë-Hercegovinë, rëndohet bilanci i viktimave për shkak të përmbytjeve, dhjetëra të zhdukur

Është rënduar bilanci i viktimave për shkak të përmbytjeve në Bosnjë-Hercegovinë. 19 persona raportohet se kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut dhe shumë të tjerë raportohen të zhdukur.

Lumenjtë u frynë pas një stuhie gjatë natës, qytete dhe fshatra të tëra u bllokuan për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa mediat lokale raportuan se shtëpitë ishin zhytur plotësisht në ujë.

Ministri i Zhvillimit në Bosnjë, Vojin Mijatovic, tha se vendi kishte përjetuar një fatkeqësi të tmerrshme dhe bëri thirrje për qetësi.

Rrugët, urat dhe linjat hekurudhore u mbushën me mbeturina, ndërsa rrëshqitjet e dheut groposën disa shtëpi.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në rrjetin rrugor të vendit. Rruga kryesore M-17, e cila kalon përgjatë lumit Neretva, është mbuluar nga mbeturinat afër Jabllanicës. Në të njëjtën kohë, një pjesë e rrjetit hekurudhor, 17 km e gjatë, midis Ostrozakut dhe Grabovnika në perëndim u dëmtua rëndë. Përmbytjet nuk u kufizuan vetëm në Bosnje. Në Malin e Zi, rrugët u përmbytën dhe energjia elektrike u ndërpre në disa fshatra.

Nivelet e ujit u rritën gjithashtu në disa lumenj kroatë dhe qeveria në Zagreb tha se ekzistonte rreziku i përmbytjeve në disa zona në qytetin e Karlovac pranë lumit Kupa.

Pjesa më e madhe e Evropës Qendrore u godit nga përmbytjet muajin e kaluar, me disa nga dëmet më të mëdha në Poloni, Republikën Çeke dhe Rumani./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.