Uragani “Helene” shkakton mbi 200 viktima në SHBA, Trump viziton Georgian: Zemërthyer për personat që humbën jetën

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ditën e sotme së bashku me guvernatorin Brian Kemp vizituan Georgian. Shteti u godit nga uragani “Helene”

Tetor 4, 2024 - 22:55
 0
Uragani “Helene” shkakton mbi 200 viktima në SHBA, Trump viziton Georgian: Zemërthyer për personat që humbën jetën

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ditën e sotme së bashku me guvernatorin Brian Kemp vizituan Georgian. Shteti u godit nga uragani “Helene” dhe të paktën 202 persona humbën jetën.

Trump tha se është zemërthyer për personat që vdiqën si pasojë e uraganit. Mes viktimave ishte edhe një nënë 27-vjeçare dhe dy foshnjat e saj.

Republikani vlerësoi gjithashtu miliarderin Elon Musk, i cili ofroi internetin Starlink për shtetet e prekura dhe tha se e falenderoi personalisht. Musk e ka mbështetur në mënyrë aktive Trump gjatë kësaj fushate presidenciale.

Trump u premtoi qytetarëve të Georgias se shteti i tyre “do të marrë trajtimin më të mirë” nëse ai fiton në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Trump foli gjithashtu për marrëdhënien e tij me guvernatorin Kemp, të cilin së fundmi e kishte quajtur “djalë i keq” dhe “i pabesë” gjatë një mitingu në gusht.

“Është i mrekullueshëm,” i tha ai një gazetari. “Ne gjithmonë punojmë shumë mirë së bashku”.

Trump gjithashtu kritikoi administratën Biden për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën pas shkatërrimit të uraganit “Helene”, duke e quajtur atë të tmerrshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.