Sulmet izraelite, Kina dhe Koreja e Jugut nisin evakuimin e qytetarëve të tyre nga Libani

Kina dhe Koreja e Jugut kanë nisur evakuimin e qytetarëve të tyre nga Libani për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe

Tetor 5, 2024 - 10:35
 0
Sulmet izraelite, Kina dhe Koreja e Jugut nisin evakuimin e qytetarëve të tyre nga Libani

Kina dhe Koreja e Jugut kanë nisur evakuimin e qytetarëve të tyre nga Libani për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Reuters shkruan se më shumë se 200 kinezë kanë mbërritur në mënyrë të sigurtë në Kinë. Gjithashtu edhe një aeroplan ushtarak me 97 qytetarë të Koresë së Jugut është ulur në një aeroport ushtarak në Seul.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se Ambasada Kineze në Bejrut vazhdon të operojë dhe të ndihmojë qytetarët kinezë që qëndrojnë në Liban për marrjen e masave të sigurisë.

Diplomatët e Koresë së Jugut mbeten në Liban.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.