I dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, ekstradohet nga Vjena 26-vjeçari

Një 26-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Gjykatës së Elbasanit, është ekstraduar nga Vjena. Ai ishte dënuar me mbi 3 vjet burgim,

Tetor 5, 2024 - 11:00
 0
I dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, ekstradohet nga Vjena 26-vjeçari

Një 26-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Gjykatës së Elbasanit, është ekstraduar nga Vjena.

Ai ishte dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit N. A, 26 vjeç, i lindur në Bulqizë.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2022, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, sepse në vitin 2021, u konstatua në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”, duke transportuar me furgon, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 10 emigrantë nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe kishin destinacion shtetet e BE-së.

Shtetasi N. A, do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.