Dogji ish-bashkëshorten me benzinë, gjykata lë në burg 45-vjeçarin në Korçë

Gjykata e Korçës la në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafili i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisa

Tetor 5, 2024 - 11:50
 0
Dogji ish-bashkëshorten me benzinë, gjykata lë në burg 45-vjeçarin në Korçë

Gjykata e Korçës la në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafili i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.

Ditën e ngjarjes Bledar Trëndafili ka shkuar për ta ritakuar për të disatën herë bashkëshorten që t’a bindte që të hiqte dorë nga proçesi gjyqësor, pasi ishin në prag divorci.

Gjatë bisedës pranë banesës së ish-gruas krejt papritur Bledari e ka spërkatur me benzinë duke i vënë edhe flakën. Për ditë të tëra gruaja qëndroi në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar dhe tani ndodhet në banesën e saj, në kushte më të mira shëndetësore.

Policia vetëm 2 ditë më parë prangosi Bledar Trëndafilin, të cilin e akuzon për vrasje me dashje për shkak të marrdhënieve familjare. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.