Sot Inter-Torino, zikaltrit nuk duan të humbasin terren nga Napoli

Java e shtatë e kampionatit italian vijon sot në “Tring” me tre duele të tjera. Spikat më së shumti Inter-Torino, duel që luhet

Tetor 5, 2024 - 12:00
 0
Sot Inter-Torino, zikaltrit nuk duan të humbasin terren nga Napoli

Java e shtatë e kampionatit italian vijon sot në “Tring” me tre duele të tjera.

Spikat më së shumti Inter-Torino, duel që luhet në orën 20:45. Të dyja ekipet janë në kuotën e 11 pikëve në renditje po aq edhe sa Milan, në ndjekje te Juventus me 12 pikë dhe Napoli i shkëputur me 16 pikë, pas suksesit të fundit.

Zikaltrit vijnë pas fitores se lehtë në Champions ndaj Crvena Zvezdes dhe nuk duan të gabojnë në San Siro. Trajneri Inzagi do të kthejë në sulm dyshen Lautaro-Turam ndërsa në krah dyshja Darmian-Dimarko.

Interi e gjen Torinon jo në momentin më të mirë pasi javën e kaluar u mundën në shtëpinë e tyre nga Lacio. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.