Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 33-vjeçar i kërkuar për kultivim të bimëve narkotike është kapur në tentativë për të hyrë në Shqipëri. 33-vjeçari, ishte shpallur në kërkim

Tetor 5, 2024 - 13:10
 0
Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 33-vjeçar i kërkuar për kultivim të bimëve narkotike është kapur në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

33-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë, pasi pas hetimeve disa mujore me metoda speciale të hetimit, dyshohet si autor i kultivimit të bimë narkotike në fshatin Dedaj, të njësisë administrative Qelëz.

Ai u kap në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë , falë informacionit të siguruar nga Policia e Pukës, shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit me Policinë Kufitare të Qafë Morinës.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, për një shtetas të shpallur në kërkim i cili do të hynte në Shqipëri nga PPK Qafë Morinë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. B., 33 vjeç, banues në Pukë.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.