Sulmet izraelite, OKB: Më shumë se 200 mijë banorë u larguan nga Libani në Siri

Më shumë se 200 mijë njerëz janë larguar nga Libani në Sirinë fqinje për shkak të sulmeve ajrore izraelite, njoftuan këtë të shtunë

Tetor 5, 2024 - 14:25
 0
Sulmet izraelite, OKB: Më shumë se 200 mijë banorë u larguan nga Libani në Siri

Më shumë se 200 mijë njerëz janë larguar nga Libani në Sirinë fqinje për shkak të sulmeve ajrore izraelite, njoftuan këtë të shtunë Kombet e Bashkuara.

BBC shkruan se ky numër përfshin qytetarët libanezë dhe sirianë që jetonin në Liban, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

Sipas qeverisë libaneze, numri i përgjithshëm i refugjatëve nga Libani është më i lartë dhe arrin në 300,000.

Vendkalimi kufitar mes Libanit dhe Sirisë, Masna, është bllokuar pas sulmit izraelit të kryer të premte në afërsi të atij vendkalimi, për shkak se rruga me të cilën njerëzit nga Libani po evakuohen për në Siri është dëmtuar nga sulmi izraelit, tha ministri libanez i Transportit Ali Hamieh

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.