Përmbytjet në Vlorë, Dredha: Do bëhet vlerësimi i dëmeve për dëmshpërblimin e banorëve të prekur

Vlora gjatë 24 orëve të fundit u prek nga shira të dendur duke sjellë përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dherash në disa akse. Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha tha se në vetëm 3 orë reshje në qytetin e Vlorës, ra një sasi shiu e barabartë me një muaj. Gjatë inspektimeve në qytetit, Dredha […]

Tetor 5, 2024 - 14:35
 0
Përmbytjet në Vlorë, Dredha: Do bëhet vlerësimi i dëmeve për dëmshpërblimin e banorëve të prekur

Vlora gjatë 24 orëve të fundit u prek nga shira të dendur duke sjellë përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dherash në disa akse.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha tha se në vetëm 3 orë reshje në qytetin e Vlorës, ra një sasi shiu e barabartë me një muaj. Gjatë inspektimeve në qytetit, Dredha u shpreh se situata në akset kryesore është qetësuar dhe rrugët janë të lira, ndërsa problematike vijojnë të mbeten disa rrugë brenda qytetit ku ka ende banesa, dyqane e garazhe nën ujë.

Për RTSH, kryebashkiaku Dredha tha se po bëhet vlerësimi i dëmeve dhe më pas do të bëhet dëmshpërblimi i tyre.

“Ishin 180 mm shi për 3 orë, është katastrofike për një qytet, pasi është një sasi reshjesh që bie për një muaj. Akset kryesore janë të liruara, por kemi disa rrugë brenda në qytete që kanë qenë problematike edhe vite më parë, ku po bëjmë maksimumin. Hidrovori ka qenë në punë gjatë gjithë kohës. AKUM po sjell mete shtesë dhe bote thithës për të larguar ujin nga rrugët dhe banesat ku ka ende prezencë uji. Nuk kemi ende një statistikë të plotë të dëmeve, por kemi 55 banorë që i kemi vendosur në konvikte e shkollave në qytet, i kemi asistuar me veshmbathje dhe ushqim, por jemi ende për të nxjerrë të gjitha demet që të marrim masat më pas për kompensimin e tyre. Kemi pasur nja 2-3 raste që kanë pasur problematika shëndetësore por kemi asistuar. Energjia elektrike nuk ka disa zona ku ka ende stacione elektrike nën ujë dhe kjo për të shmangur avaritë më të mëdha i kemi stakuar”, tha Dredha.

Edhe drejtori I emergjencave civile tha se do të bëhet vlerësimi i dëmeve nga një grup i caktuar vlerësuesish dhe më as do të ndiqet procedura e dëmshpërblimeve.

“Në këtë situatë të rënduar kryetarët e rajoneve janë në teren dhe po evidentojnë dëmet në terren. Ditën e hënë  grupet e vlerësimit do shkojnë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe më pas të bëhet dëmshpërblimi përkatës”, tha ai.

Një banore e prekur nga përmbytjet e cilësoi situatën si katastrofike. Ajo tha se parukeria e saj është përmbytur totalisht dhe se të gjitha materialet brenda dyqanit janë shkatërruar.

“Kam një sallon bukurie te rruga “Albano Romina”, ambienti është i përmbytur ku materialet dhe pjesët elektrike janë dëmtuar të gjitha. Uji është futur totalisht brenda dhe ishim duke punuar kur gjithçka nisi të përmbytej. Kjo është një situatë e përsëritur, por si këtë herë nuk kishte bërë vaki. Si kësaj radhe ishte tragjedi, çdo gjë është e prishur”, tha ajo.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.