Rezistenca ndaj antibiotikëve, studimi ngre alarmin: Miliona vdekje do të shkaktohen deri në vitin 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve po shqetëson përherë e më shumë autoritetet e shëndetësisë. Një studim i fundit bën që të bien edhe më shumë këmbanat e alarmit, pasi parashikon që për shkak të këtij fenomeni, deri në vitin 2050 të vdesin më shumë se 39 milionë vetë në mbarë globin. Edhe në 169 milionë vdekje të […]

Tetor 5, 2024 - 16:05
 0
Rezistenca ndaj antibiotikëve, studimi ngre alarmin: Miliona vdekje do të shkaktohen deri në vitin 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve po shqetëson përherë e më shumë autoritetet e shëndetësisë.

Një studim i fundit bën që të bien edhe më shumë këmbanat e alarmit, pasi parashikon që për shkak të këtij fenomeni, deri në vitin 2050 të vdesin më shumë se 39 milionë vetë në mbarë globin. Edhe në 169 milionë vdekje të tjera patogjenë të tillë mund të luajnë të paktën një rol.

Ekipi i kërkuesve nga Universitetiy of washington në Seattle, nën drejtimin e Christopher Murray përdori 520 milionë grupe të dhënash për të përshkruar zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021 në një model kompjuterik. Mbi këtë bazë u krijua një parashikim për vitet e ardhshme, i cili prezantohet në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”. Duhet të jemi në gjendje të vlerësojmë paraprakisht zhvillimet e ardhshme në mënyrë që të arrijmë të marrim masa e të shpëtojmë jetë, thonë hulumtuesit.
Grupmoshoa më e rrezikuar konsiderohen të moshuarit.

Numri i vdekjeve të lidhura me rezistencën tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mund të zvogëlohej me 50 për qind, sipas studimit, te njerëzit e moshës 70 vjeç e lart ai u rrit me 80 për qind. Një arsye kyce sipas ekspertëve për këtë situatë është përdorimi i gabuar ose i tepruar i ilaçeve. Kështu për infeksionet virale, ku bën pjesë shumica e ftohjeve, ato janë joefektive, por rekomandohen ende shumë shpesh.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.