Situatë e rënduar, rrugët ende të përmbytura/ Digjet një nga pompat e hidrovorit të Vlorës, mbetjet pushtojnë kanalet!

Tek hidrovori i qytetit të Vlorës ka shpërthyer një nga pompat. Incidenti ndodhi sapo grupi i xhirimit të Top Channel ka shkuar për ta parë më afër situatën, ku mbetjet pushtojnë kanalet dhe katër pompat e hidrovorit kanë qenë në funksion gjatë gjithë natës. Pas shpërthimit, është krijuar flakë, duke krijuar situatë të rënduar, dhe […]

Tetor 5, 2024 - 16:10
 0
Situatë e rënduar, rrugët ende të përmbytura/ Digjet një nga pompat e hidrovorit të Vlorës, mbetjet pushtojnë kanalet!

Tek hidrovori i qytetit të Vlorës ka shpërthyer një nga pompat.

Incidenti ndodhi sapo grupi i xhirimit të Top Channel ka shkuar për ta parë më afër situatën, ku mbetjet pushtojnë kanalet dhe katër pompat e hidrovorit kanë qenë në funksion gjatë gjithë natës.

Pas shpërthimit, është krijuar flakë, duke krijuar situatë të rënduar, dhe si pasojë u fikën të katërta pomat e hidrovorit.

Deri sa të riparohet, uji do të jetë prezent dhe rrugët do të vazhdojnë të jenë të përmbytura në qytet.

Aktualisht zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për të shuar flakët e një prej pompave të hidrovorit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.