E ardhmja e Ansu Fatit, sulmuesi drejt largimit nga Barcelona, destinacioni i mundshëm

E ardhmja e Ansu Fatit në dyshim. Sulmuesi i Barcelonës, që prej rikthimit nga huazimi te Brighton, është preferuar vetëm 28 minuta në Champions, ndërsa në kampionat nuk është aktivizuar fare nga tekniku Hansi Flick. Në këto kushte, largimi nga katalonja duket opsioni më i mirë i mundshëm, të paktën për momentin. Mediat shkruajnë se […]

Tetor 5, 2024 - 16:10
 0
E ardhmja e Ansu Fatit, sulmuesi drejt largimit nga Barcelona, destinacioni i mundshëm

E ardhmja e Ansu Fatit në dyshim. Sulmuesi i Barcelonës, që prej rikthimit nga huazimi te Brighton, është preferuar vetëm 28 minuta në Champions, ndërsa në kampionat nuk është aktivizuar fare nga tekniku Hansi Flick.

Në këto kushte, largimi nga katalonja duket opsioni më i mirë i mundshëm, të paktën për momentin. Mediat shkruajnë se Sevilla është e interesuar për Fatin.

Klubi andaluzian ka kontaktuar agjentët e futbollistit dhe në vijim, priten të reja të rëndësishme. 21-vjeçari ka luajtur 10 ndeshje për Spanjën, ku ka shënuar 2 gola.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.