Tragjedi në Kanalin Anglez, mbyten 4 emigrantë, mes tyre një fëmijë! 2-vjeçari u shkel me këmbë në varkë

Katër persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, kanë vdekur teksa po tentonin të kalonin Kanalin anglez, sipas autoriteteve franceze, raporton BBC. Ministri i Brendshëm

Tetor 5, 2024 - 19:05
 0
Tragjedi në Kanalin Anglez, mbyten 4 emigrantë, mes tyre një fëmijë! 2-vjeçari u shkel me këmbë në varkë

Katër persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, kanë vdekur teksa po tentonin të kalonin Kanalin anglez, sipas autoriteteve franceze, raporton BBC.

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau tha se fëmija “u shkel për vdekje në varkë”, duke thënë se ishte një “tragjedi e tmerrshme” dhe kontrabandistët “kanë gjakun e këtyre njerëzve në duart e tyre”.

Ekipet e shpëtimit e gjetën fëmijën në varkë të shtunën në mëngjes dhe një person i plagosur u transportua me helikopter në spitalin në Boulogne, tha agjencia e lajmeve AFP.

Ai tha se varka me emigrantë, e cila po shkonte drejt Britanisë së Madhe, bëri thirrje për ndihmë dhe shpëtimtarët morën 14 persona në bord, duke përfshirë edhe fëmijën.

“Qeveria jonë do të intensifikojë luftën kundër këtyre mafiozëve që po pasurohen duke organizuar këto kalime vdekjeje,” tha Retailleau në një postim në X.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, gjithashtu duke postuar në X, i përshkroi vdekjet si “të tmerrshme”, duke shtuar se “bandat kriminale të kontrabandistëve vazhdojnë të organizojnë këto kalime të rrezikshme me varka”.

“Bandave nuk u intereson nëse njerëzit jetojnë apo vdesin, kjo është një tregti e tmerrshme jetësh,” tha ajo.

Ajo tha se kishte qenë në kontakt me Reailleau të shtunën dhe ishte takuar në Itali në takimin e G7 në fillim të kësaj jave, ku kishin diskutuar këtë çështje.

Të martën, kryeministri i vendit, Michel Barnier, tha se Franca kishte nevojë për një politikë më të rreptë imigracioni.

Barnier tha se do të ishte “i pamëshirshëm” me trafikantët e njerëzve, duke shtuar se ata “shfrytëzojnë mjerimin dhe dëshpërimin” dhe inkurajojnë azilkërkuesit pa dokumente të kalojnë Kanalin dhe Detin Mesdhe./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.