Kategoria e Parë/ Fitojnë Besa e Flamurtari, Erzeni siguron pikën e parë të sezonit

Kategoria e Parë po zhvillon një sezon emocionues, teksa kanë kaluar 7 javë. Besa kryeson me 19 pikë, ndërsa nuk ka asnjë humbje deri tani, teksa këtë shtunë mposhti 3-0 Burrelin, ndërsa pas “Verdhezinjve” ndodhet Flamurtari me vetëm 1 pikë më pak, që mundi Korabin. Fitorja ndaj Kukësit ngjit Pogradecin në vendin e 6-të, ndërsa […]

Tetor 5, 2024 - 19:55
 0
Kategoria e Parë/ Fitojnë Besa e Flamurtari, Erzeni siguron pikën e parë të sezonit

Kategoria e Parë po zhvillon një sezon emocionues, teksa kanë kaluar 7 javë.

Besa kryeson me 19 pikë, ndërsa nuk ka asnjë humbje deri tani, teksa këtë shtunë mposhti 3-0 Burrelin, ndërsa pas “Verdhezinjve” ndodhet Flamurtari me vetëm 1 pikë më pak, që mundi Korabin.

Fitorja ndaj Kukësit ngjit Pogradecin në vendin e 6-të, ndërsa ka po aq pikë sa Lushnja dhe Kukësi të vendit 7 dhe 8. Erzeni ndërkohë mbetet i pozicionuar në vendin e fundit dhe pse sot mori pikën e parë. 4 pikë më shumë se shijakasit numëron klubi i Valbonës.

Në zonën e “play out” ndodhet Korabi dhe Apolonia, që po ashtu kanë aq pikë sa Valbona. Një ndeshje është për t’u luajtur nesër, ajo mes Vorës dhe Kastriotit që mund të ndryshojë sërish renditjen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.