Përfshihet nga flakët Komisariati të Shijakut, Policia: Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm!

Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut, Policia: Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm! Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. RTSH raporton se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në kompjuterin […]

Tetor 5, 2024 - 20:20
 0
Përfshihet nga flakët Komisariati të Shijakut, Policia: Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm!

Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut, Policia: Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm!
Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.

RTSH raporton se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në kompjuterin e zyrës së një inspektori.

Policia njofton se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e menjëhershëm të zjarrit duke mos lejuar përhapjen me tej.

“Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm dhe është verifikuar gjithçka çfarë ka pasur brenda zyrës inspektori”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.