Incidentet në shkolla, ekspertët rekomandojnë bashkëpunim shumëpalësh

Incidentet në shkolla-Ekspertët rekomandojnë bashkëpunim shumëpalësh Numri i incidenteve në shkolla, edhe si pasojë e Paketës së Sigurisë që po zbatohet mes disa dikasteresh, ka pësuar rënie të theksuar. Por, ekspertët e fushës rekomandojnë bashkëpunim shumëpalësh për evitimin dhe trajtimin e rasteve që shfaqe, me qëllim eliminimin dhe mos përsëritjen e sjelljeve devijonte. Numri i […]

Tetor 5, 2024 - 20:30
 0
Incidentet në shkolla, ekspertët rekomandojnë bashkëpunim shumëpalësh

Incidentet në shkolla-Ekspertët rekomandojnë bashkëpunim shumëpalësh
Numri i incidenteve në shkolla, edhe si pasojë e Paketës së Sigurisë që po zbatohet mes disa dikasteresh, ka pësuar rënie të theksuar.

Por, ekspertët e fushës rekomandojnë bashkëpunim shumëpalësh për evitimin dhe trajtimin e rasteve që shfaqe, me qëllim eliminimin dhe mos përsëritjen e sjelljeve devijonte.

Numri i incidenteve në shkolla vijon të mbetet i lartë, ndonëse pak ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Sportit raportoi se për vitin 2023-2024 janë raportuar rreth 742 raste me pak, në krahasim me një vit më parë.

Për ekspertët e fushës, me rëndësi është bashkëpunimi prindër-shkollë-institucione, me qëllim evitimin dhe trajtimin e rasteve.

Sociologia Bibe Tota dhe ekspertja ligjore Josiba Osmani të ftuara në studion e RTSH24, thanë se fokusi kryesor mbetet nxënësi dhe riintegrimi I tij.

“Ka shumë rëndësia bashkëpunimi në shkolla e punonjësve social, psikologut. Me të miturit shpesh herë është e vështirë sepse duhen dalluar dhe shkaqet që i ccojnë ata tek incidentet e veprave penale. Për të parandaluar nuk mjafton vetëm një individ në shkolla, por duhet bashkëpunimi dhe ndërveprimi i psikologëve, sociolog, mësues, policia e shteti, të gjitha strukturat”, tha sociologia Bibe Tota.

Ndërsa ekspertja ligjore Josiba Osmani, e vuri theksin që autoritetet shkollore duhet të ushtrojnë autoritetin e tyre menaxhues me efektivitet ku nëpërmjet evidentimit të nevojave dhe specifikave të shkollës duhet të marrin parasysh gjithçka çfarë ndodh në ambientet e shkollës. Shoqëria për të parandaluar apo për riintegruar individ në shoqëri harxhon shumë të ardhura për të edukuar një person të tillë, ndaj është e nevojshme që të gjithë duhet të bëhen së bashku për të pasur rezultat”

Shkollat aktualisht po monitorohen me kamera sigurie, por Paketa e Sigurisë pritet të thellohet akoma më shumë, ku i gjithë perimetri i sigurisë në shkolla do të monitorohet përmes projektit Smart City, për të evidentuar gjithçka çfarë ndodh në mjediset rreth e qark godinave arsimore.

Kjo paketë sigurie realizohet në kuadër të strategjisë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe forcimin e sigurisë publike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.