La Italinë për fermën në Shqipëri, Bakiu: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit thera…

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një skraparli i apasionuar pas natyrës dhe rritjes së shpendëve, ndau historinë e tij inspiruese. Pas gjashtë vitesh përkushtim në fermën e tij me rosakë, ai reflektonon mbi jetën e tij. I larguar nga Shqipëria në moshën 19-vjeçare, Ardiani kaloi disa vite të vështira në Itali, duke […]

Tetor 5, 2024 - 20:55
 0
La Italinë për fermën në Shqipëri, Bakiu: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit thera…

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një skraparli i apasionuar pas natyrës dhe rritjes së shpendëve, ndau historinë e tij inspiruese. Pas gjashtë vitesh përkushtim në fermën e tij me rosakë, ai reflektonon mbi jetën e tij.

I larguar nga Shqipëria në moshën 19-vjeçare, Ardiani kaloi disa vite të vështira në Itali, duke u përballur me pengesat gjuhësore dhe racizmin.

Pas një viti pune në një lavazho makinash në Bari, ai u transferua në Torino, ku ndjeu gjithmonë një distancim nga italianët atje.

Në bisedë me gazetarin Flori Gjini, ai tregoi për pasionin e tij të veçantë për rritjen e kafshëve, duke zbuluar se ka vendosur emra politikanësh për derrat e tij.

“Kafshëve u vendos emra. Derrave u kam vendosur emrat e politikanëve. Të fundit për shembull thera Monikën. I vendosa emrat e të gjitëve Salës, Likes, Edit. Monikën e lashë të fundit se më vinte keq, ishte më e bukura. Unë vetë nuk merrem me politikë, s’më pëlqen fare sepse këta janë të njëtët njerëz.Nuk ka drejtësi,” -tha Bakiu me humor.

Megjithatë, për Ardianin, jetë me rosakët në Skrapar është vendimi më i mirë, duke e bërë atë të ndjehet më i lumtur se kurrë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.