Njëri dhunoi nënën, tjetri bashkëshorten, përfundojnë në pranga dy persona në Dibër
Dy persona janë arrestuar nga policia në Dibër dhe Bulqizë për dhunë në familje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, pas marrjes së njoftimit, se një shtetas në fshatin Selishtë në Dibër dhe një shtetas tjetër në fshatin Dragu në Bulqizë, po ushtronin dhunë në familje, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. […]
Dy persona janë arrestuar nga policia në Dibër dhe Bulqizë për dhunë në familje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, pas marrjes së njoftimit, se një shtetas në fshatin Selishtë në Dibër dhe një shtetas tjetër në fshatin Dragu në Bulqizë, po ushtronin dhunë në familje, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. Falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandalur dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit A.P., 40 vjeç, banues fshatin Selishtë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;
-D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Dragu pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
What's Your Reaction?