Rritja e fortë e kredive, 182 mld lekë për 6 muaj, bankat këshillohen të ulin ritmin
Pas rritjes së fortë të kreditimit të bizneseve dhe individëve deri në gjashtëmujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë sugjeron për bankat e nivelit të dytë që të moderojnë këtë rritje, duke u treguar më të kujdesshme kur japin para, për të mbajtur nën kontroll nivelin e kredive me probleme. Kreditimi i bizneseve dhe […]
Pas rritjes së fortë të kreditimit të bizneseve dhe individëve deri në gjashtëmujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë sugjeron për bankat e nivelit të dytë që të moderojnë këtë rritje, duke u treguar më të kujdesshme kur japin para, për të mbajtur nën kontroll nivelin e kredive me probleme.
Kreditimi i bizneseve dhe individëve në vend është rritur ndjeshëm këtë vit. Por, me ritmin e shpejtë të kreditimit, Banka Qendrore, sugjeron që bankat tregtare të bëhen më të kujdesshme kur japin para, për të mbajtur nën kontroll nivelin e kredive me probleme, sepse edhe në vazhdim kërkesat pritet të jenë të larta.
Gjatë një ankete të kryer me 1200 familje, Banka e Shqipërisë ka konstatuar se aftësia paguese e familjeve është përkeqësuar, edhe pse rreziku për një rritje të kredive të pashlyera është nën kontroll, në nivelin 4.7%.
Për të gjithë gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kredia e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 182 miliardë lekëve me rritje rreth 12%. Arsyeja kryesore pse individët kanë vijuar të marrin ka qenë për pasuri të paluajtshme, ndërsa bizneset për të riinvestuar në mjediset e tyre. Këto kredi më së shumti janë dhënë në lekë për shkak të mbiçmimit të kursit të këmbimit./Euronews
What's Your Reaction?