Bora Zemani mohon se ka bërë ndërhyrje estetike: Kam bërë një operacion për lindjen e djalit dhe…
Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani, ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur. Ajo ka treguar dy operacione, por që nuk janë estetike. Ajo tha se ka bërë një operacion për lindjen e djalit, Arborin dhe një tjetër kur ka hequr apendicitin. Bora Zemani, shprehet se nuk është […]
Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani, ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur.
Ajo ka treguar dy operacione, por që nuk janë estetike.
Ajo tha se ka bërë një operacion për lindjen e djalit, Arborin dhe një tjetër kur ka hequr apendicitin.
Bora Zemani, shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë, teksa ka shtuar se vetë ka bërë trajtime por jo ndërhyrje.
Po ashtu, ajo ka zbuluar se nëse do të bënte një operacion, do të dëshironte të zvogëlonte gjoksin.
“Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë t`i bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin”, tha Bora në emisionin “Goca dhe Gra”.
What's Your Reaction?