Situatë kritike nga përmbytjet, vijojnë kërkimët për të zhdukurit në Bosnje Hercegovinë
Pas reshjeve të shiut që përmbytën Bosnjë Hercegovinën, pasojat janë të rënda. Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur , ndërsa rreth
Pas reshjeve të shiut që përmbytën Bosnjë Hercegovinën, pasojat janë të rënda. Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur , ndërsa rreth 10 konsiderohen ende të zhdukur. Zona më e prekur ku ka patur edhe rrëshqitje masive dherash është fshati Donja Jabllanica, në jug të vendit.
Ndërkohë këtë të dielë ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje si dhe nga Bashkimi Evropian u janë bashkuar përpjekjeve për të gjetur të zhdukurit nga vërshimet si dhe për të pastruar rrënojat.
Autoritetet vendase bënë me dije se Kroacia pritet të dërgojë ndihma humanitare për popullatën në zonat e prekura nga përmbytjet me vlerë prej 10 milionë euro.
Ndërkaq një tjetër ekip pritet të dërgojnë edhe Serbia e Sllovenia.
Nga ana tjetër Mali i Zi, Maqedonia e Veriu, Polonia, Republika Çeke dhe Turqia po ashtu kanë ofruar ndihmë për të prekurit
Kryetari i komunës së Jabllanicës ka shpallur dite zie nga e diela e deri të martën./vizionplus.tv
What's Your Reaction?