Aksident në Laç, 51-vjeçari ndërron jetë në spital pasi u përplas me makinë nga policja
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri. Oficerja e policisë Florinda Zvangu (jashtë orarit tëpunës) ka aksidentuar
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri. Oficerja e policisë Florinda Zvangu (jashtë orarit tëpunës) ka aksidentuar 51-vjeçarin V.H ndërsa ka qenë duke lëvizur me makinë.
51- vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë që policja është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi:
Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
What's Your Reaction?