Gjirokastra numëron 400 mijë turistë, të huajt tërhiqen nga historia dhe arkitektura unike
“Mbi 400 mijë turistë kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin e Gjirokastrës dhe rethinat përreth.” Të huajt zënë mbi 80% të vizitorëve të këtij viti në Gjirokastër, ndërkohë që harta prej nga vijnë është mjaft e larmishme, nga Europa Perëndimore dhe vendet skandinave deri në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine. “Jemi nga Gjermania dhe është […]
“Mbi 400 mijë turistë kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin e Gjirokastrës dhe rethinat përreth.”
Të huajt zënë mbi 80% të vizitorëve të këtij viti në Gjirokastër, ndërkohë që harta prej nga vijnë është mjaft e larmishme, nga Europa Perëndimore dhe vendet skandinave deri në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine.
“Jemi nga Gjermania dhe është hera e parë këtu në Shqipëri. Kemi vizituar disa prej qyteteve të Shqipërisë. Na pëlqejnë shumë dhe qytetet me arkitekturën e tyre të mrekullueshme”.
“Vijmë nga Londra dhe është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Kemi parë disa qytete dhe kemi vizituar disa site dhe parqe, të cilat na kanë lënë përshtypje mjaft të mira”.
Vlera të tilla historike dhe ariktekturore si pazari karakteristik, kalaja, komplekset muzeale, dhjetëra banesa të gurta me elementët e tyre të papërsëritshëm zgjojnë interesimin e të huajve, duke e bërë një nder qytetet me 365 ditë turizëm.
What's Your Reaction?