EMRAT-FOTO/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42-vjeçari vret me shishe qelqi shokun e ngushtë! Detaje nga ngjarja në Sarandë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në Sarandë. Ku një 42-vjeçar ka vrarë me shishe qelqi shokun
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në Sarandë. Ku një 42-vjeçar ka vrarë me shishe qelqi shokun e tij.
Admir Beqiri
Personi që shihni në foto është 42-vjeçari Admir Beqiri i njohur ndryshe dhe si “Miri i Safos”, i cili pas një sherri banal ka goditur me shishe qelqi 65-vjeçarin Gëzim Bizoni, duke i shkaktuar plagë të thella, të cilat sollën dhe vdekjen e tij.
Ngjarja
Mësohet se Gëzim Bizoni pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja, jetonte në të njëjtën shtëpi me Admir Beqirin.
Mbrëmjen e sotme Bizoni i ka kërkuar Beqirit që të largohej nga banesa, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe pas debatit e ka goditur me shishe qelqi.
Njoftimi i policisë:
Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gëzim Bizioni rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e
Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
What's Your Reaction?