Vrau shokun që e strehoi në Sarandë, Policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielën në fshatin gjashtë të Sarandës, ku një 65-vjeçar u vra me mjete të forta nga shoku i tij 42-vjeçar. Raportohet se policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Viktima Gëzim Bizoni, jetonte i vetëm në banesë, pasi […]

Tetor 7, 2024 - 08:30
 0
Vrau shokun që e strehoi në Sarandë, Policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielën në fshatin gjashtë të Sarandës, ku një 65-vjeçar u vra me mjete të forta nga shoku i tij 42-vjeçar. Raportohet se policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Viktima Gëzim Bizoni, jetonte i vetëm në banesë, pasi ishte divorcuar dhe një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, të jetonin së bashku.

Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42-vjeçarit, njëherësh autorit të largohej nga banesa. Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin.

Në gjendje të dehur autori (dyshohet nën efekt të lëndëve narkotike) ka goditur për vdekje me sende të forta 65-vjeçarin Gëzim Bizoni.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.