Detaje nga vrasja në Sarandë, dyshimet se autori ishte nën efektin e alkoolit, jetonin bashkë prej një viti
Detaje të reja bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë në Sarandë, ku 65-vjeçari Gëzim Bizoni, u vra nga shoku që mbante
Detaje të reja bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë në Sarandë, ku 65-vjeçari Gëzim Bizoni, u vra nga shoku që mbante në shtëpi. Ky i fundit është identifikuar si 42-vjeçari Admir Beqiri dhe është vënë në pranga.
Autori nuk tentoi të arratisej, teksa ishte edhe nën efektin e alkoolit, po ashtu dyshimet se ishte i dehur ekzistojnë edhe për viktimën.
Autori dhe viktima jetonin prej në viti së bashku, ndërsa të dy raportohet se nuk bënin një jetë të rregullt.
Si ndodhi ngjarja?
Gjatë një konflikti, autori ka goditur me shishe qelqi në fytyrë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas mjekut ligjor viktima është nisur sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?