Meksikë, kryebashkiakut i pritet koka gjashtë ditë pas marrjes së detyrës
Kryetari i bashkisë Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Guerrero në Meksikën jugore, është vrarë, njoftuan dje, të dielën, guvernatori Evelyn Salgado dhe një zyrtar i aleancës politike opozitare. Kryebashkiakut 43-vjeçar, i cili
Kryetari i bashkisë Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Guerrero në Meksikën jugore, është vrarë, njoftuan dje, të dielën, guvernatori Evelyn Salgado dhe një zyrtar i aleancës politike opozitare.
Kryebashkiakut 43-vjeçar, i cili mori detyrën vetëm gjashtë ditë më parë, iu pre koka dhe iu vendos në çatinë e një kamioni, sipas një fotoje të skenës së tmerrshme që është shpërndarë vazhdimisht në rrjetet sociale.
“Unë dënoj pa mëdyshje vrasjen e presidentit të këshillit bashkiak të Chilpancingo, Alejandro Arcos Catalan , e cila u konfirmua nga prokuroria e përgjithshme ,” tha Guvernatori Salgado nëpërmjet X.
Vrasja e tij erdhi pesë ditë pas inaugurimit të Presidentes Claudia Sheinbaum, e cila pritet të prezantojë nesër planin e saj të sigurisë kombëtare.
Shteti i Guerreros është bërë një nga më vdekjeprurësit për kandidatët dhe zyrtarët e zgjedhur në detyrë, si dhe gazetarët./vizionplus.tv
What's Your Reaction?