7 të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet
7 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan
7 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Po ashtu në pranga ka rënë shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– L. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– D. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen” ka goditur nga pas automjetin tip “Range Rover” me drejtuese shtetasen F. S. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja F. S.;
– I. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Rinas-Valias”, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. S. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. S. dhe pasagjerët në automjetin e tij (prindërit), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;
– D. D., 22 vjeç dhe B. U., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, ata nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?