Foshnja lind në avion, kompania i dhuron udhëtime falas për gjithë jetën
Linja ajrore “EgyptAir” ka dhuruar udhëtime falas për gjithë jetën një foshnjeje, e cila lindi gjatë fluturimit nga Kajro drejt Doualas, Kamerun. Mediat
Linja ajrore “EgyptAir” ka dhuruar udhëtime falas për gjithë jetën një foshnjeje, e cila lindi gjatë fluturimit nga Kajro drejt Doualas, Kamerun.
Mediat egjiptiane bënë me dije se, një grua nga Kameruni ka sjellë në jetë foshnjën gjatë fluturimit MS887, i cili po operonte me një avion Boeing 737-800. Ekuipazhi i kabinës ka ofruar ndihmë gjatë lindjes dhe ka siguruar që nëna dhe foshnja të merrnin kujdesin e nevojshëm.
Pas lindjes, fluturimi bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Kufra në Libinë jugore, ku autoritetet lokale pranuan nënën dhe foshnjën për trajtim të mëtejshëm në spital. Pas konfirmimit se ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore, fluturimi vazhdoi drejt destinacionit të tij përfundimtar në Doualas, shkruan Living.
Dhurata e biletës falas për gjithë jetën është një veprim simbolik që nënkupton mbështetje dhe gëzim për familjen e re.
What's Your Reaction?