Vritet kryebashkiaku një javë pasi mori detyrën
Kryebashkiaku i një qyteti në Meksikën jugore është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën. Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerrero. Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit, tha se qyteti ishte në zi, teksa shënon sulmin më të fundit […]
Kryebashkiaku i një qyteti në Meksikën jugore është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën.
Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerrero. Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit, tha se qyteti ishte në zi, teksa shënon sulmin më të fundit ndaj politikanëve, në vendin e përfshirë nga dhuna në Amerikën Latine.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hetimit, apo të dyshuar. Postimet e Arcos në mediat sociale tregojnë se ai kishte kaluar ditën e tij në zyrë duke monitoruar operacionet për ndihmat pas uraganit John që përfshiu Meksikën muajin e kaluar.
Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna ku kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin.
/a.r
What's Your Reaction?