Katërfishohet taksa për ata që kanë më shumë se 1 pronë, ja so do paguani duke filluar nga 2026!
Duke nisur nga viti 2026 qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi, do të paguajnë nga dy deri katërfish më shumë taksën e pronës. Një taksë e cila vilet aktualisht nga fatura e ujit në vlerën e 0.05%, pas dy vitesh do të paguhet nga 0.1%-0.5%, shkruan A2. “E para për qytetin […]
Duke nisur nga viti 2026 qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi, do të paguajnë nga dy deri katërfish më shumë taksën e pronës.
Një taksë e cila vilet aktualisht nga fatura e ujit në vlerën e 0.05%, pas dy vitesh do të paguhet nga 0.1%-0.5%, shkruan A2.
“E para për qytetin e Tiranës tashmë qytetarët paguajnë një taksë më të lartë për shkak të rishikimit të çmimit të referencës nga 30-75%. Tashmë paguhet në Tiranë ndërsa jashtë saj do rishikohen çmimet e referencës do të implementohet projektligji i ri. Sot aktualisht e kemi 0.05% mbi vlerën e pronës do kaloj deri në 2% mbi vlerën e pronës”, tha Reinaldo Pipiria nga “NAREA” për A2 CNN.
Por e përkthyer në vlerë monetare sa më shumë do të duhet të paguajë një individë për banesën e tij me rritjen e taksës së pronës nga viti 2026?
“Taksa për një pronë 130 mijë euro me një taksë 0.05% do të ishte 65 euro, në një moment kur të hyjë në fuqi ligji duhet të shkojë deri në 260 euro. Sidomos për shtëpinë e dytë dhe të tretë ndërsa për shtëpinë e parë këshilli bashkiak ka disa skema ku mund të uli pjesën e taksimit”, sqaroi Pipiria nga “NAREA” për A2 CNN.
Me tatimin aktual deri në gusht buxheti i shtetit ka përfituar nga taksa e pasurisë rreth 55 milionë euro. Nga ana tjetër ndryshim taksimi propozohet edhe për rivlerësimin e pronave proces i cili ka ngecur edhe pse duhet të kishte filluar zbatimin, raporton A2.
“Procesi i rivlerësimit ka ngecur në Ministrinë e Financave. Ka një përqasje nga ky institucion, i cili thotë se duhet të rishikojë të gjitha çmimet e referencës sidomos në 14 bashki. Është totalisht një paqartësi tregu ka reaguar shumë keq, oferta është ngurtësuar dhe po humb shtresa e mesme pasi nuk kryen dot transaksione.”
Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili u rivlerësuan 168.200 pasuri që i sollën buxhetit të shtetit dhe buxheti i 12.7 miliardë lekë të ardhura.
What's Your Reaction?