“Ndihma ushtarake rekord”, SHBA i ka dhënë Izraelit 17.9 mld dollarë për një vit
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një rekord prej 17.9 miliardë dollarësh për ndihmën ushtarake për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza. Sipas Sky News, 4.86 miliardë dollarë shtesë janë
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një rekord prej 17.9 miliardë dollarësh për ndihmën ushtarake për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza.
Sipas Sky News, 4.86 miliardë dollarë shtesë janë shpenzuar për të forcuar operacionet ushtarake amerikane në rajon që nga sulmet e 7 tetorit 2023, sipas një raporti të Universitetit Brown “Cost of War”.
Kjo kosto përfshin, ndër të tjera, një fushatë të udhëhequr nga marina amerikane për të goditur sulmet kundër transportit tregtar nga rebelët “Houthi” të Jemenit, të cilët pretendojnë se po i kryejnë ato në solidaritet me Hamasin.
Administrata Biden ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon që nga shpërthimi i konfliktit, me qëllimin për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur çdo sulmi kundër forcave izraelite dhe amerikane./vizionplus.tv
What's Your Reaction?