Dhunës së protestuesve nuk i shpëtojnë as bizneset, çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës

Dhunës së protestuesve nuk i kanë shpëtuar edhe bizneset në rrugë. Disa protetsues të maskuar kanë rrëzuar reklamat e biznesve, si dhe disa

Tetor 7, 2024 - 22:30
 0
Dhunës së protestuesve nuk i shpëtojnë as bizneset, çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës

Dhunës së protestuesve nuk i kanë shpëtuar edhe bizneset në rrugë. Disa protetsues të maskuar kanë rrëzuar reklamat e biznesve, si dhe disa tenda duke i dëmtuar.,

Ndërkohë që janë sulmuar edhe ambulancat të cilat janë tentuar të hapen me dhunë.

Raportohet se nga përplasja me protestuesit kanë mbetur të plagosur 10 efektivë policie.

Kujtojmë që protesta nisi në orën 18:30 përbapa kryeministrisë, institucion i cili u sulmua me molotov. Më pas protestuesit u zhvendosën në selinë e PS ku ndodhi e njëjta gjë, për të vijuar më pas në minsitrinë e Brendshme dhe në bashkinë e Tiranës.

Në këtë protestë nuk është mbajtur asnjë fjalim nga ana e organizatorëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.